Një 43 vjeçar në Sarandë, ka mbetur i vdekur nga një plumb në kokë. Ndërhyri për të ndihmuar pronarin që po grabitej, por ka mbetur i vdekur pasi gjatë përleshjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në fshatin Shkallë të Sarandës, ku një person ende i paidentifikuar hyri në lokal i armatosur me qëllimin për ta grabitur atë. Pronari i lokalit Arqile Poci ka bërë rezistencë duke kundërshtuar autorin, por nuk ja ka dalë dot vetëm ndaj ka kërkuar ndihmën e një klienti që ndodhej në lokal. Pajtim Shehu nga Konispoli ndërhyri, por gjatë përleshjes grabitësi e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit