Vrau shokun dhe e hodhi në kanal, autori: E qëllova me çekiç në kokë
E Shtunë 10 Mars 2018, 11:11
Dritare.net
Sot është paraqitur në Gjykatë, autori i kësaj ngjarje të rëndë , Albert Zekaj i cili rezulton të ketë vrarë shokun e tij.
“E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi” ka thënë Zekaj në gjykatë.
Dyshimet e para të policisë janë se, konflikti mes dy shokëve ka nisur para 3 vitesh në Belgjikë, ku të dy po qëndronin në një shtëpi, ndërsa autori i krimit nuk i kishte dhënë qiranë viktimës./ I.M-Dritare.net