Vrau dy shqiptarë se i shkuan në lokal, dënohet me burgim të përjetshëm turku racist
Dritare.net
Mësohet se turku ishte racist dhe e kishte ndaluar që personat me kombësi shqiptare të hynin në lokalin e tij në Belgjikë.
Vrasja ndodhi më 30 prill të viti 2011, kur menaxheri Baran erdhi në lokal dhe sipas dëshmitarëve, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodheshin brenda që të dilnin jashtë.
Agron Berisha, 41 vjeç dhe Elis Mustafa, 28 vjeç, po hynin në lokalin e tij, kur ai hapi zjarr.
Fillmisht mbeti i vdekur njëri nga dy shtetasit shqiptarë, dhe tjetri u plagos. Më pas, ai ndoqi persona të tjerë duke qëlluar me armë. Nga të shtënat u plagosën dhe disa kalimtarë të rastit. Pas ngjarjes, Baran u kthye në lokal, ku qëlloi në kokë një nga shqiptarët e plagosur. Elis Mustafa, u qëllua me pesë plumba dhe vdiq pak më vonë në spital.
Pas vrasjeve, shtetasi turk u arratis, ndërsa ndaj tij nisi një proces gjyqësor në mungesë, që zgjati 3 vjet
Baran ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm por pasi u bë i mundur arrestimi i tij një vit më parë pala mbrojtëse kërkoi sërish hapjen nga e para të gjyqit, nga i cili turku ka marrë të njëjtin dënim.