Vrasja në Gramsh, si nisi konflikti. Familjarët e të ndjerit: Do të ngremë padi ndaj Bogdanit
Dritare.net
Mirëpo familjarët e të ndjerit i kanë bërë me dije Lexo.al se ngjarja ka ndodhur për motive krejt të tjera duke treguar ngjarjen e plotë. Familjarët dëshmojnë se i ndjeri Ardian Mesiti punonte prej dy vitesh në një pikë karburanti e cila drejtohej nga daja i tij. Edhe të afërmit e zonës dëshmojnë se i ndjeri njihej si njeri shumë i qetë e që nuk ishte konfliktuar asnjëherë me asnjë person. Mesnatën e 20 shtatorit teksa kthehej nga puna Ardiani ka hasur në një lokal Arlind Llallën aty pas disa minutash debat ka ndodhur një përleshje mes të dyve.
Shkak i kësaj zënke ka qenë një ngjarje e ndodhur dy ditë para se të ndodhte konflikti. Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije se agresori Arlind Llalla u ka dalë me një armë të tipit kallashnikov motrës së Ardianit, Gentiola Mesitit si edhe vajzës së xhaxhait të saj Erestina Mesiti duke i kërcënuar për përdhunim. E terrorizuar, e motra vë në dijeni Ardian Mesitin, ky i fundit më pas debatoi me agresorin Arlind Llalla.
Gjatë konfliktit Ardiani e godet Arlindin, ky i fundit largohet, thonë familjarët. Ardian Mesiti niset menjëherë për në fshatin Llallë për t’u sqaruar me të atin e Arlind Llallës duke dashur ti tregojë gjithë historinë. Gjatë rrugës për në fshat Ardianit i është bërë pritë nga Arlind Llalla, Xhuljan Kokomeci dhe Orges Kokomeci. Njëri prej agresorëve e ka qëlluar tre herë me thikë Ardianin e për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen. Familjarët e të ndjerit shprehen se dyshojnë që vrasjen ta ketë kryer Orgest Kokomeci dhe jo Arlind Llalla, megjithëse ky i fundit ka pranuar se e ka kryer ai krimin. Orgest Kokomeci është lënë i lirë. Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije, se këtë çështje do e ndjekin deri në fund. Madje do ngrenë edhe një padi ndaj deputetit Gerti Bogdani për deklaratë të gënjeshtërt.