Vrasja në Fushë të Cukalit, policia: Sherri për ujin vaditës
Dritare.net
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për ujin vaditës. Autor është Pjetër Pjetri, i arrestuar dhe që ka pranuar autorësinë në polici.
“Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi M.P, i cili humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë.
Arrestohet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ju informojmë se:
Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore.
Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:
Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.
Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konflikteve të vazhdueshme që kanë pasur familja e tij me atë të viktimës.
Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës”thuhet në njoftimin e policisë/ dritare.net