Vrasja e trefishtë që tronditi Vlorën, autori: Isha i vogël, më shkau arma
E Premte 20 Janar 2017, 15:03
Dritare.net
Ngjarja ndodhi më 28 Korrik të vitit 2013, ku shtetasi Delin Hajdaraj në bashkëpunim me shokun e tij Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite heqie lirie). Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë qëlluar me armë zjarri automatike të modelit 56, në prezencë të pushuesve në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, Vlorë.
Nga kjo ngjarje ndëruan jetë tre persona dhe u plagosën rëndë disa të tjerë. 26 vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë që ka kryer. Prej kohësh ai i fshihej forcave të policisë të cilat e kishin shpallur në kërkim. Ai u vu në pranga mëngjesin e sotëm falë një operacioni të koordinuar mirë.