Votimi me detyrim/ Spaho i përgjigjet Dodës: Shqetësimi im fakti se s’keni në Kuvend as kryetarin, as nënkryetarët e as Sekretaren e Përgjithshme
E Mërkurë 16 Gusht 2017, 21:09
Dritare.net
Spaho në një postim në facebook, shkruan se e ndjen si shqetësim faktin se një parti ka marrë 75.000 vota dhe nuk ka futur në kuvend as kryetarin as nënkryetarët dhe as Sekretaren e Përgjithshme.
“Faleminderit Mesila per pergjigjen. Nga debati nuk ka vecse mire, mjafton ta bejme me kulture.
Vetem per te saktesuar dy gjera: se pari ishit ju qe komentuat mendimin tim dhe jo e kunderta; se dyti shqetesimi im ka te beje edhe me faktin qe partia qe merr 75 mije vota nuk fut ne Kuvend as Kryetarin, as Nenkryetaret dhe as Sekretaren e Pergjitheshme… ky eshte nje problem qe do vemendje.
Edhe nje here faleminderit per komentet”, shkruan Spaho./ dritare.net