Votimi i ndryshimeve kushtetuese, Rama: Gëzuar ditëlindjen, Republika e Maqedonisë Veriore
E Premte 19 Tetor 2018, 23:11
Dritare.net
Tanimë Maqedonia pas votimit zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore.
Në një postim në Tëitter, Rama uroi për “lindjen” e kësaj republike të re, ndërsa nuk ngurroi të komplimentojë kryeministrin Zoran Zaev dhe të gjithë ata që punuan për të arritur këtë sukses.
“Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë Veriore”, shkroi Rama në Tëitter./ I.M-Dritare.net