Është shtyrë vendimi për 24 të arrestuarit e “Vol-vo 4”. Pasi kërkuan lirinë, Gjykata e Apelit ka vendosur ta shtyjë seancën më datë 15 nëntor, në orën 16:00. Dy deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, së bashku me 22 të arrestuarit e tjerë, kërkuan lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Në seancën e zhvilluar këtë të martë morën pjesë vetëm 16 nga të arrestuarit, ndërsa deputetët dhe 6 të tjerët u përfaqësuan nga avokatët e tyre./K.C/dritare.net