Vol-Vo 4/ Kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim
E Premte 14 Dhjetor 2018, 15:03
Dritare.net
Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të riun, i cili akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” “Falsifikim i dokumenteve” “Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve” dhe “Shpërdorim i tokës”.
Shtetasi Gjura dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin VOL- VO, në tetor 2018./A.C/dritare.net