VMRO së Gruevskit i rrjedhin deputetët, miratohen ndryshimet kushtetuese për emrin
E Premte 19 Tetor 2018, 22:10
Dritare.net
Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale.
Por, pas votimit u vërejt se nga partia e Zaev kishte rrjedhje votash.
Vlladanka Aviroviq ka votuar pro gjithashtu edhe Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska gjithashtu ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Edhe deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese./I.M-Dritare.net