Vlorë, policia sekuestron 75 kg kanabis në banesën e 59-vjeçares
Dritare.net
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me “Delta” Forcën, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në një banesë në lagjen “Kushtrimi” mund të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “BYPASS”. Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen ”Kushtrimi”, në banesën e shtetases Luljeta Kapaj është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidona plastikë dhe në 4 thasë. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen: – Luljeta Kapaj, 59 vjeçe, banuese në Vlorë, si poseduese e lëndës narkotike: Gjithashtu në vijim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim policor djali i saj, shtetasi: – E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.