Vlonjatët i tërheqin vërejtje Ramës, dhe i kujtojnë ’97-ën

Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

I dashur nipçe,

se u bëmë shpesh që po shkruhemi e ngjan sikur të dy palët jemi pa punë, por nuk mund të rrimë pa thënë dy fjalë për këtë punën e tunelit të Kalimashit, se i ri e axhami je, dhe kemi frikë se të vete keq.

Që ta zëmë nga kryet e herës, po të themi që veprove keq taktikisht. Se edhe lufta nipçe ka marifetet e veta, dhe nuk i bihet murit me kokë e topit me gjoks, se mbetesh mbi tela. Të rroftë kënga që do të ngrenë pastaj. Ja, i kanë ngritur këngë Mic Sokolit e Selamit, po ç’iu duhet kur as një varr ti qajë fisi nuk kanë e një lek të gëzojnë nipat nuk lanë.

Pra që ta vazhdojmë llafin, e bëre keq që pas sherrit që bënë kuksianët me policinë, ju the që do paguajnë paratë si Çeçua. Gabimi i parë është që nuk mate forcat. Se lufta do bithë dhe ti bithë për sherre nuk ke. Se është puna që mos ta nisësh ti sherrin e pastaj ta vazhdojë Fatmiri.

Gabimi i dytë është që vure bast që do paguajnë. Kjo puna e bastit me malokët është e keqe se e marrin seriozisht. Si puna jonë në ’97-tën me Saliun, po ti nuk e mba mënd se ke qenë në Francë. Kështu tha edhe Saliu me ne, që do na shtypte kokën, se kujtoi se ishim toka të buta si Lushnja dhe Tirana, por la leshtë pastaj. Nuk e dinte ai i vafri se Lumi i Vlorës është dy herë më lart nga deti se Viçidoli i tij. Nejse. Por po ta kujtojmë, se edhe ti sot moshën që kishte Saliu kur mprehu brirët me ne, ke. Është mosha kur burrin e le takati dhe i fillojnë pordhët, ndaj duhet kujdes. Edhe ti bëre gabim që vure bast me kuksianët. Shkruaj prapë aty në internet a ça i thonë, sikur nuk të kuptuan drejt apo se fole në nxitim e sipër.

Tani të vimë tek puna e taksës. Ore që do ta hanë ata që do kalojnë tunelin do ta hanë. Siç e kanë ngrënë deri tani. Por puna është që mos ta hamë tek gryka e tunelit ku i sheh gjithë dynjaja, por bëje pak me marifet. Se ne e hamë gjithmon në fund a të keqen, por një çikë me lezet punën.

Edhe lekët që do të marrësh nga tuneli, kullandrisi një çikë më ëmbël. Mos u bë katruve pa fund dhe mos i merr të gjitha për vete. Ne nuk e dimë nga ke ngjarë kaq tahmaqar a të…., nejse. Po çoju edhe ndonjë kacidhe atyre të opozitës, se edhe ata për lekë bërtasin, a të keqen na, tyja, se nuk iu hap barku për kuksianët. Po ju dhe një copë kulaç edhe atyre, edhe kuksianët do ulen, se nuk ka kush i ngre. E kupton ti ku ta hedhim llafin.

Nashi po e mbyllim ne. E kuptojmë që u trimërove sot se helbete ke ardhur në Vlorë dhe tek dajot është gjithmonë rehat njeriu. Po edhe dielli bën punën e tija kur të bie në kokë. Rri edhe nesër këtu. Qetësoju se nuk të lot njeri. Dhe nesër nisu në Tiranë dhe merre shtruar me kuksianët. Mos harro, ëmbël e ëmbël./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.