Vlahutin: Mendoni se jam naive, por shqiptarët e dinë pse duhet kjo reformë
E Martë 19 Korrik 2016, 14:02
Dritare.net
“Kam besim se reforma do te votohet të enjten më 21 korrik. Duhet t’i përfaqësoni denjësisht qytetarët që ju kanë zgjedhur. 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re. Zbatimi i reformës në drejtësi do kërkojë durim dhe përpjekje”, tha Vlahutin.
Duke u ndalur tek roli i ndërkombëtarëve në këtë proces, ambasadorja e BE theksoi: “Pas gati dy vitesh punë del se problemi i vetëm është roli i ndërkombëtarëve. Ju mendoni se unë mund të jem naive, por shqiptarët e dinë se çfarë duhet dhe unë e di se miratimi i kësaj reforme duhet të bëhet”.