E hëna pritet të jetë e vranët në të gjithë vendin. Paraditja paraqitet me mot kryesisht të vranët në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë pas mesditës, vranësirat lokale do të zhvillohen në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, duke sjellë edhe reshje të lehta shiu. Mbrëmja dhe orët e vona të saj, paraqiten me vranësira në të gjithë vendin. Nga meteoalb mësohet se, temperaturat do të bien ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat 9-25 gradë celsius./K.C/dritare.net