Vjehrra i mbante qëndrim të ftohtë, këngëtarja zbulon të vërtetën në emision live
Dritare.net
Vetëm në pak ditë, klipi ka arritur të grumbullojë rreth 500 mijë klikime. Por jashtë muzikës, Silva është edhe nënë e Dalvit, i cili pas pak ditësh feston 2-vjetorin e lindjes. Tani që vera ka filluar me koncertet, me Dalvin merret më shumë mami i Silvës, por në udhëtimet e gjata të ҫiftit, kujdestaria e vogëlushit i kalon vjehrrës. Për këtë të fundit, Silva nuk ka fjalë ta përshkruajë, e ndien veten me shumë fat.
Megjithatë, e pyetur nga Rudina si i ka raportet me të, këngëtarja arrin të zbulojë pikën e dobët të vjehrrës: “Unë nuk e kam quajtur ndonjëherë vjehrrë, madje edhe në bisedat që bëj me mikeshat e mia. Jemi si shoqe. Ne kemi katër vjet që njihemi, më shumë se katër në fakt, se unë me Dafin kemi qenë shokë më parë. Kemi një marrëdhënie të mirë, por e di ҫfarë? Unë e kam vënë re, vjehrra ime do vetëm pak kujdes kur flet me të….” – tregon Silva, por nuk e lë me kaq pas ngacmimit të mëtejshëm të Rudinës: “Në ҫ’kuptim do kujdes?” “Në kuptimin që është shumë e ndjeshme dhe duhet të tregohesh e kujdesshme, vetëm kaq do, fjalën e mirë. Në fakt, kjo është për të gjitha nënat – fjalën e mirë duan të gjitha …”, shkruan Class. Por nuk e kishte ditur që pas ekranit, vjehrra e priste për t’i bërë një surprizë live (ndoshta nuk do t’ia kishte zbuluar as pikën e dobët), e cila e la këngëtaren pa fjalë: “Silva, unë falënderoj Zotin që ti je pjesë e familjes sonë.
Ti je nusja më e mirë në botë, ti nuk je nuse në fakt, por ti je si gocë, si shoqe, ti kujdesesh për të gjithë… të duam shumë Silva” – i tha vjehrra nga ekrani. E emocionuar si asnjëherë, Silva tha se këtë nuk e kishte pritur. Duke e ditur natyrën e fortë dhe të ftohtë të Naxhit (kështu i thërret ajo së vjehrrës), vështirë se mund ta mendonte që ajo të dilte para kamerave: “Dhe unë që po mendoja ‘ҫ’ka Naxhi që po më rri kaq ftohtë këto ditë’” – tha Silva me të qeshur pa e ditur se “qëndrimi i ftohtë” i vjehrrës kishte një arsye të fortë. Prapa të gjithë kësaj surprize, dihet kush është organizatori – Dafi, bashkëshorti i saj, i cili arriti të bindë edhe të ëmën ta përshëndetë të renë nga ekrani.