Vizitë në mendjen e mjeshtrit Salvador Dali
Dritare.net
Hera e parë që dëgjova për piktorin Salvador Dali ishte kur mbërrita në lagjen e tij. Shtëpia dhe muzeu i Dalisë ndodhen në Figueres, një qytezë dy orë larg Barcelonës. Shumë entuziast, xhaja po më tregonte që do të vizitonim shtëpinë e tij dhe muzeun. Ai mendonte se unë kisha dëgjuar për Dalinë, ndërkohë që nuk ia kam haberin fare nga bota e artit. Maksimumi mund të njoh Picasson.
[caption id="attachment_249537" align="alignnone" width="1000"] Pas meje, shtëpia ku ka jetuar Salvador Dali[/caption]
Shtëpia e Salvador Dalisë ndodhej buzë detit, me një pamje fantastike nga një gji i vogël. “Epo këtu e merrte frymëzimin ky”, thashë me vete. Për shkak të motit nuk patëm mundësi ta vizitonim shtëpinë nga brenda. Atë muaj ishte ditëlindja e Salvador Dalisë dhe hyrja në muze ishte falas.
[caption id="attachment_249538" align="alignnone" width="1000"] Gjiri i vogël pranë shtëpisë së Dalise[/caption]
Përveçse binte shi, kemi pritur rreth një orë e gjysëm me çadër në dorë për të hyrë brenda. Gjatë gjithë kohës, ankohesha: “Ore kaq i rëndësishëm qenka sa po presim këtu me orë në mes të shiut?!”
[caption id="attachment_249539" align="alignnone" width="1000"] Rradha e pritjes për hyrjen në muze[/caption]
Përgjigjen ia ktheva vetes sapo hodha hapin e parë në muze. Pikturat e tij më habitën, por mustaqet akoma më shumë. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte një dhomë, që në pamje të parë dukej normale, por kur ngjisje disa shkallë tregonte fytyrën e një njeriu.
Piktura ime e preferuar është e vajzës nga dritarja. Pamja dukej e njëjtë me gjirin që pamë në shtëpinë e Dalisë. Mendohej që të ketë pikturuar gruan ose motrën.
[caption id="attachment_249541" align="alignnone" width="768"] Piktura “Vajza në dritare”[/caption]
Nuk kam ç’të them më për Salvadorin sepse pikturat e tij nuk i analizoj dot. Në galerinë fotografike do e kuptoni sa të komplikuar e ka patur mendjen ky njeri i zgjuar./Dritare.net