Viti i ri shkollor/ Ahmetaj: Kemi investuar 1.58 miliardë lekë për arsimin

Dita e nesërme shënon edhe vitin e ri shkollor 2018-2019. Ditën e sotme, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar një video, me anë të së cilës i uron suksese 19,220 të rinjve që nisin vitin shkollor.

Përmes videos, Ahmetaj  tregon se, për arsimin profesional janë investuar rreth 1.58 miliardë lekë. Dhe deri në vitin 2021 do të investohen rreth 3 miliardë lekë.

 “Nesër viti i ri mësimor fillon edhe për 19,220 të rinj të shkollave të arsimit profesional. Vëmendja jonë nuk ka munguar në përmirësimin e infrastrukturës në vitet e fundit, me ndërtimin e rikonstruksionit të godinave, por edhe me zhvillimin e bazës prodhuese për laboratorët. 1.5 miliardë lekë të investuara në pesë vite nga buxheti i shtetit, e po kaq do të investohen në 3 vitet që vijnë!”, shprehet ministri Ahmetaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Bastet e lagjeve, bastet monopol apo bastet online?

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.