Virgjil Kule: Lidhja e Lezhës u krijua nga ndikimi i Venedikut dhe Napolit
Dritare.net
Në emisionin "Arena" të Dritan Hilës, Kule tha se ato ndikuan duke thënë se kishte ardhur koha të ngrihej një ushtri.
Kule: Lidhja e Lezhës nuk është përgatitur vetëm nga Skënderbeu, por nga gjithë aleatët e ardhshëm të tij. Kishte ndikim venedikas, të Napolit, por edhe të Papës, sepse të gjithë princat që u mblodhën në Lezhë, kishin marrëdhënie paraprake më këto të trija. Ata ndikuan duke thënë se kishte ardhur koha të ngrihej një ushtri. Në Lidhjen e Lezhës, Skënderbeu, paraqiti platformën e asaj që ne i themi Bashkimi. Dhe Skënderbeu ishte i pari që propozoi që bashkimi të bëhej në bazë të partneritetit. Dokumentacioni për këtë samit, ishte përgatitur prej kohësh. Dhe jo rastësisht u mbajt në Lezhë, e cila ishte në zotërim të Venedikut. Por, këta të fundit nuk do të kontribuonin me fonde, pasi fisnikët shqiptarë ishin shumë të pasur./I.M-OraNews