Vipat që çuan fëmijët, në klasë të parë!

Dita e sotme është shumë e veçantë për shumë fëmijë, pasi për ta nis një rrugëtim i gjatë.

Zyrtarisht, sot nisi viti i ri shkollor. Dhe shumë fëmijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollave.

Një ditë e veçantë sot ishte edhe për personazhet publike, të cilët çuan për herë të parë fëmijën e tyre në shkollë.

Shumë vipa kanë vendosur t’i çojnë fëmijët në shkolla publike, pasi ata ende besojnë  te shprehja: “Nuk ka rëndësi ministri, po mësuesi.”

Shumë prej tyre, i kanë uruar ‘një  vit shkollor të mbarë’ fëmijëve të tyre, përmes postimeve në Instagram.

LEXO DHE :  Jeni gjithmonë të stresuar? Merrni një kafshë në shtëpinë tuaj, për t’ju bërë të lumtur!

Mamatë vipe të Instagramit kanë zgjedhur t’i urojnë fëmijët e tyre në Instagram, disa me fjali plot gabime. Urojmë që fëmijët e tyre ta duan ca më shumë shqipen.

Dritare.net ka sjellë për ju foto të vipave, që çojnë fëmijët e tyre në klasë  të parë. Mos i humbisni!/K.C/dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.