Viola Spiro, braktis Shqipërinë dhe i jep fund lidhjes së dashurisë
Dritare.net
E ftuar në emisionin “Pushime on Top” në “Top Channel”pak ditë më parë, ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj private e momentit. Aktualisht ajo po pushon në jug me mamanë me të cilën tregon se ka një lidhje speciale:“Ajo është shoqja ime më e mirë. Për gjithçka bisedoj me të, e kam pranë gjithmonë, për çdo gjë që kam nevojë”.
Ndër të tjera, ajo tha se mendon ta braktisë Shqipërinë e të shkojë pikërisht aty ku janë zhvendosur prej disa kohësh prindërit e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dua të largohem për disa kohë. Të shkoj te prindërit, do të bëj edhe një trajnim atje. Pas shumë viteve në televizion, dua të shkëputem dhe duhet të jetë diçka pak më ndryshe për t’u rikthyer në televizion. Nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni që kam ikur në Amerikë”.
Viola e pyetur nëse do të dashurohej ndonjëherë me një futbollist tha : “Nuk më pëlqejnë nga mënyra si e jetojnë jetën me disiplinë dhe mbase ai lloj regjimi i pengon në jetën e tyre private apo sentimentale”, tha ajo gjatë këtij rrëfimi. Kjo deklaratë e saj i bëri përshtypje publikut, pasi për herë të parë ajo nuk e përmend fare të dashurin Valentin Selaj, sikur ai të mos ekzistojë. Në lidhje me këtë fakt, Panorama plus shkruan se ata janë ndarë dhe kjo është arsyeja që në mbi dy vite lidhje, Viola, për herë të parë ,vendos të mos e përmendë.
Lidhja e moderatores Viola Spiro dhe Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar nga policia hollandeze. Menjëherë pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku Selaj qëndroi rreth 20 javë, çifti rifilluan lidhjen. Por që tashmë duket se gjithçka ka përfunduar. V.D/dritare.net/