Viktimat e një sistemi përballë mashtruesve profesionistë!
Dritare.net
Vrasja e 62 vjecarit H. B., në prani të djalit të tij, na tregoi rishtas të gjithëve bashkë, sesa të dobëta janë strukturat këtu, shërbimi i inteligjencës posacërisht.
E ndërsa H. B, ish i persekutuar politik, kish vuajtur dënimin politik për vite me rradhë pa bërë asnjë krim, debitori "mashtrues" i cili duhet të ish doemos prapa hekurave, vrau dy herë rradhazi një njeri të mirë, i cili në një tjetër kohë i shtriu dorën për ndihmë, vrasësit të tij.
Krimi i "vjedhjes me anë të mashtrimit", kryer në shumë raste nga individë me precedentë penalë, po merr permasa të frikshme në këtë vend, duke kthyer në viktima apo të dëmtuar dhjetra qytetarë e biznese këtu.
Nē Kodin Penal "vjedhja me anë të mashtrimit" konsiderohet krim, ndërsa me "bekimin" e prokurorëve në shumë raste, keqbërësit vijojnë prej vitesh skemat e tyre të mashtrimit pa u hetuar asnjë dite për fakte e rrethana tê rënda, duke nxitur të tjera krime e ngjarje nē vijim.
Ndērsa këta mashtrues të rrezikshëm vijojnē skemat e tyre kriminale me paratē që përvetësojnë nga qytetarët e jo vetëm, për të dëmtuarit nis paskësaj një kalvar i tërë vuajtjesh e peripecish të paimagjimueshme.
E jo vec kaq, por këta "borxhlinj" të cilët u kthejnë jetën me kokë mbrapsht njerêzve, përvecse nuk kane frikë nga ligji; vrasin apo kanosin cdo ditë nga paniku, frika a dëshpërimi kreditorët e tyre, duke denoncuar në raste të tjera këta të fundit për "përndjekje" a "prishje qetesie".
Sejcili prej tyre dëmtohet disa herê rradhazi; pikësëpari duke mos marrë mbrapsht "borxhin" e së dyti duke zgjidhur privatisht këto probleme (në mungesë të ndjekjes nga strukturat përkatëse), duke u gjykuar nê shumē raste më pas si të pandehur a të akuzuar për dhunën e ushtruar kundra keqbërësve të tyre, apo duke u transportuar në qëndra spitalore apo në botën e përtejme, për të vetmin fakt që guxuan të kërkojnē lekët e tyre, këtyre vasalëve unikë.
Më keq se kaq nuk mund të shkojë kurrsesi, duke parë nga afër sesi një sistem "drejtësie" po degradon ditë pas dite, duke u lënë dorê të lirë qytetarëve të tij të zgjidhin "privatisht" problemet e tyre./Dritare.net