Vijon protesta në Francë kundër çmimit të naftës , 101 të arrestuar
E Hënë 26 Nëntor 2018, 08:08
Dritare.net
Janë bërë disa ditë që populli francez kanë dalë në protestë, kundër rritjes së çmimit të naftës. Protesta ka qenë shumë intensive dhe e tensionuar, dhe policia ka arrestuar deri tani 101 persona.
“Si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në protestat e zhvilluara në bulevardin Champs-Elysees të Parisit janë arrestuar 101 persona”, thekson policia franceze.
Njerëzit kanë protestuar në Paris dhe në qytetet të tjera, jo paqësore, duke bërë që policia të hedh ndaj protestuesve gaz lotsjellës dhe ujë, për të ulur tensionin e protestës./E.B-dritare.net