Vidhet dyqani i FSHF-së, hajdutët marrin 120 fanella
E Diel 3 Korrik 2016, 10:10
Dritare.net
Ndonëse institucioni që drejton futbollin në vendin tonë ka preferuar që të mos flasë rreth kësaj ngjarjeje, është mësuar se hajdutët kanë hyrë gjatë natës në ambientet e këtij dyqani te Rruga e Elbasanit, duke përfituar nga pavëmendja e rojeve të objektit.
Ata kanë marrë 120 komplete loje origjinale të cilat gjendeshin në dyqan, duke i shkaktuar FSHF-së një dëm prej 9 mijë eurosh.