Video/ Vesa Luma këndon këngën që nuk na lodh kurrë
E Diel 14 Prill 2019, 09:09
Dritare.net
Kënga më e fundit e Vesës është "S'paska qenë e shkrueme", në bashkëpunim me Denik Prizrenin.
Por përpos hiteve të këngëtares, njëri edhe pse kanë kaluar 12 vjet, vazhdon të na pëlqejë dhe na bën të kërcejmë hareshëm edhe sot.
"Jemi dhe s'jemi' është hiti i 2007-ës, i këngëtares, nga i cili mori famë të madhe. Së fundmi këngëtarja e ka kënduar këtë këngë në një nga koncertet e saj dhe thotë se, do ta këndojë me qejf gjithmonë.
Vesa ka publikuar një video teksa këndon këngën në Instagram dhe shkruan: "12 vjet nga kjo kënge dhe serish ma kërkoni në koncerte.. ? Serish do ta këndoj me qejf.. Deri kur të lodhemi.. Apo nuk lodhemi ? ?❤️"/K.C/dritare.net