Video/ Turqit provokojnë tifozët shqiptarë, shishet e ujit edhe tek Berisha
E Premte 22 Mars 2019, 22:10
Dritare.net
Futbollisti i Milanit, pasi shënoi, shkoi të festonte poshtë tifozerisë ultrase “Tifozët Kuq e Zi” në cepin e fushës, duke ia bërë edhe me shenjën me dorën tek veshi, dhe në drejtim të lojtarëve turq vërshuan shumë shishe uji.
Ndërkohë, nga sendet e hedhura në fushë, njëra prej tyre kapi edhe portierin shqiptar, Etrit Berisha, i cili ishte shumë i revoltuar me tifozët, duke iu kthyer. Gjithsesi, vetëm pak sekonda më pas, për një veprim të papërgjegjshëm të një tifozi, ishte e gjithë tifozeria që thirri në emër Etrit Berishën, për të kërkuar ndjesë për atë incident./Panoramasport
Shishe turqve on Vidnews.