Video/ Turjan Hyska i rikthehet muzikës me "Provokacija"
E Premte 20 Maj 2016, 22:10
Dritare.net
Moderatori Turjan Hyska ka vendosur që pas një periudhe pauze t'i rikthehet muzikës me “Projekti Oktapod”, i cili përfshin 8 këngë aq sa janë edhe tentakulat e oktapodit.
Janë 8 këngë, 8 klipe, 8 histori, 8 mesazhe! E para që hap këtë projekt është kënga #provokacia, një këngë që ironizon atë që u tha në Serbi pas dornit. “Provokacija” është ironi, është figurative me atë që ndodhi atëherë në Serbi.
"Sa i përket fabulës së këngës është kjo vajza serbe që del në bllok dhe nuk ja kupton shqipen këtij djalit që "po e gjuan" , i cili më pas thotë më lodhi dhe vendos ta hypi në dron.
Më pas ajo ja kthen “Provokacija”, -është shprehur Hyska. Ndërkohë Hyska ka theksuar se të gjitha fitimet e këtyre klipeve do të shkojnë për bamirësi.