Video/ Tentativë për përdhunim. Momenti i shoqërimit të policit në Shkodër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së  Shpejtë në Shkodër, për një tentativë përdhunimi në fakultetin Juridik të Shkodrës.

Pak minuta pas këtij denoncimi, mësohet se efektivi i policisë i forcave të FNSH-së është marrë në pyetjenga SHÇBA.

Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije për “BW” se efektivi po jep deklaratën e tij për rastin, duke mohuar se ka tentuar të dhunojë apo abuzojë me studenten.

Dritare.net ka siguruar momentin e shoqërimit të efektivit,  nga kolegët e tij.

Mësohet se efektivi i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, studente e juridikut dhe ia ka shprehur këtë gjë. Por kur ajo e ka refuzuar e ka kapur për krahu dhe vajza është trembur për shkak të armës së shërbimit që mbante efektivit.

LEXO DHE :  Foto/ Basha jep dorëheqjen

“Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet!

Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.

Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb

Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.”-shkruante Berisha./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.