Video/ Skandal në Portin e Durrësit. Vonohet trageti, pasagjerët përleshen me rojet e sigurisë
Dritare.net
Situata bëhej edhe më stresuese duke llogaritur temperaturat që në pikun e vapës kanë shkuar në 40 gradë.
Por edhe pse gra e fëmije, të gjithë prisnin jashtë tragetit deri në orën 18:00 dhe askush nga kompania nuk jepte një përgjigje se përse e gjithë kjo vonesë, ose se kur do të niseshin.
Në port kishte edhe shume shtetas italian të cilët dëgjoheshin që bërtisinin.
Një nga pasagjerët xhiroi dhe dërgoi këtë video sherri të turpshëm për autoritetet portuale dhe vetë GNV, në dritare.net. Ne po e përcjellim të plotë.
https://youtu.be/3OtG8dHJCYA
Trageti GNV u inaugurua në vitin 2015 në Shëngjin. Biletën e parë e mori Taulant Balla, dhuratë për ditëlindje.
Për detaj se mbase nuk është Balla, që do flasë për ketë skandal, për të gjithë ata që pritën për të udhëtuar me GNV, por dikush duhet të flasë. /dritare.net