Video / Shqiptarët e përfshirë në krime, nis fushata sensibilizuese në Britaninë e Madhe
E Shtunë 12 Janar 2019, 22:10
Dritare.net
Nisur nga përfshirja e shumë shqiptarëve në krime dhe gjëra të paligjshme në Britani, “The Albania” ka nisur një fushatë sensibilizimi, fushatë kjo që është pritur mirë nga publiku dhe është shpërndarë masivisht.
Fushata synon që të ndërgjegjësojë shqiptarët në Britani të mos ndjekin rrugën e krimit.
Përfaqësues të njohur të komunitetit, si akademikë, përfaqësues të njohur të shoqatave të komunitetit, pjesëtarë të medies, biznesmenë, profesorë universitetesh, juristë, të gjithë shqiptarë të Britanisë, apelojnë që këta shqiptarë, të shmangin rrugën e krimit dhe të orientohen drejt dhe të përqafojnë mundësitë e pafund që ofron shoqëria britanike për integrimin e tyre./ I.M-Dritare.net