https://www.facebook.com/Lexo.alFaqjaZyrtare/videos/239983113285934/?t=6
Një grup prej 58 notarësh britanike, francezë, holandezë dhe shqiptarë kanë marrë përsipër të të kalojnë me not distancën që ndan brigjet shqiptare me ishullin e Korfuzit.
Ky aktivitet organizohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe autoritetet e Korfuzit me qëllimin për të sjellë në vëmendje jo vetëm në aspektin turistik, por edhe atë historik.
“Kanali i Korfuzit një hapësire detare, e cila gjithmonë ka ndarë dy botë është vetëm 2 km në pikën e saj më të ngushtë. Por këto dy kilometra kanë ndarë gjithmonë këto brigje për arsye politike dhe historike.
Për këtë arsye ky aktivitet kërkon, që të krijojë një urë lidhëse midis këtyre brigjeve për të nxitur më shumë shkëmbime kulturore sportive dhe turistik”, shkruhet në postimin e kësaj agjencie në “Facebbok”./Dritare.net/