Video/ Shpërthen makina në Fier, në gjendje të rëndë shoferi
E Shtunë 21 Prill 2018, 23:11
Dritare.net
Në momentin e shpërthimit, drejtuesi i automjetit ishte në makinë dhe ka dalë i dëmtuar, ndërkohë që mjeti është shkatërruar plotësisht. Shoferi është dërguar në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në një video të siguruar nga “Balkanweb”, shihet vendi i ngjarjes dhe makina.
Pas shpërthimit në vendngjarje kanë arritur menjëherë, forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja. Policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./K.Ç/dritare.net