Video/ Shpejtësi e çmenduri, 36 vjeçari që vrau tre vajzat, filmonte veten me mbi 176 km/orë
Dritare.net
Por ka qenë pikërisht shpejtësia e madhe shkaku i aksidentit të një dite më parë, ku 36 vjeçari Deliallisi, teksa lëvizte në sens të kundërt në autostradën TiranëDurrës, me një makinë tip “Benz”, është përplasur me automjetin ku udhëtonin tre vajzat, Greta Sherifi, 23 vjeç, banuese në Sarandë dhe pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeç, si edhe Elona Xhuti, 34 vjeç, banuese në Tiranë. Sipas ekspertëve, Dashnor Deliallisi ishte shkaktari i aksidentit. Pasi eci për rreth 12 kilometra në krah të kundërt, duke qenë se ndiqej nga policia, e cila e kishte pikasur duke qarkulluar tej normave të lejuara, ai u përplas në Sukth me automjetin ku udhëtonin vajzat, aksident tragjik nga i cili 36vjeçari dhe tre të rejat gjetën vdekjen e menjëhershme.