Video/ Shihni çastin kur Meghan ndien, shkelmin e bebes!
E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 20:08
Dritare.net
Dukesha e Sussex, kur arriti në British Fashion Awards u duk tejet e lumtur, teksa përkëdhelte me dorë barkun e saj të rrumbullakosur. Në të vërtetë kështu na u duk neve. Por Meghan po ndiente shkelmat e foshnjës së saj, teksa ecte në skenë, informon dritare.net
Instagrami është çarë me videot e Mehgan-it teksa përkëdhel barkun, sepse ajo tashmë po ndiente beben e saj teksa po e shkemonte. Dhe fansat e saj nuk kanë ngurruar të komentojnë duke thënë se, fëmija e Meghan-it dhe Harry është plot me energji. Pasi e ndjeu goditjen e foshnjës, Meghan vuri duart në bark, dhe nuk kishte si të mos e dalloje shkëlqimin në sytë e saj./K.C/dritare.net