Video/ Sherri live, Marku: A e ke ditur detyrën tënde. Tahiri: Pyet Gridën, ti i dridhesh të vërtetës

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme me analistin Mark Marku në emisionin “Opinion” teksa ky i fundit e ka pyetur nëse Tahiri e ka ditur detyrën e tij si Ministër i Brendshëm.

Tahiri i ka thënë Markut që për këtë gjë duhet ta pyes Grida Dumën e cila ishte e ftuar në studio, teksa ka akuzuar Markun se i dridhet të vërtetës.

Debati:

Marku: A e ke pas te qarte detyrën tende si Minister i Rendit, ky eshte problemi, se varet çfarë koncepri ke ti per kete detyre

Tahiri: Mark, a e kam pas të qartë detyrën mund të ta shpjegojë Grida kete gje.

Marku: Grida mund të ta shpjegojë ty, se e ke këtu mund të flasësh direkt. Unë po të pyes a është detyra e një Ministri Rendi që vendi të mbillet me kanabis? Dhe a është detyra e një ministri Rendi qe komisaret e policisë qe i caktoje ti, te ishin punetor ngarkim shkarkimi per punonjësit e kanabisit?

LEXO DHE :  Shokon Balla: PD ka caktuar një grup me ish-policë për të më përgjuar

Tahiri: Ku e ke pare ti qe komisaret ishin punetore ngarkim shkarkimi?

Marku: Po pra po, kane dale ne televizion.

Tahiri: O Zoti Marku, te garantoj qe une e kam ditur shume mire detyrën time. Nuk jam si ty qe i dridhem te vërtetës. Une i bie drejtpërdrejt.

Marku: Une nuk i jam dredhur, ti po i dridhesh.

Tahiri: I dridhesh dhe jo pak, une i bie drejtperdrejt

Marku: Shpresoj ta thuash te verteten tani/ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*