Video/ Sherri i rëndë në studion e Vizion+, mes Spahiut dhe Zefit
E Martë 21 Shkurt 2017, 10:10
Dritare.net
Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, mes kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu dhe botuesit të "Pamfleti.com”, Gjergj Zefi. Spahiu tha se protesta e opozitës në 18 shkurt ishte protesta më e madhe që është zhvilluar ndonjëherë dhe nëse Basha nuk do ti kishte mbajtur nën kontroll, atëherë Shqipëria do të kishte shkuar në revolucion e do të digjej Tirana. Zefi, trasmeton dritare.net, pas kesaj, e quajti Spahiun butaforik dhe njeriun më pa integritet në politikën shqiptare. Por e ashpër qe përgjigja e Spahiut, e cili e akuzoi Zefin se paguhet çdo ditë nga Rama për t’i bërë sulme Ilir Metës. Ndiqni debatin mes tyre në videon e mëposhtme./dritare.net