Video/ Sarandë, i arrestuari tenton të hidhet nga dritarja e komisariatit, por dëmtohet rëndë
E Mërkurë 14 Shtator 2016, 20:08
Dritare.net
Sipas dëshmitarëve, një person, identiteti i të cilit nuk dihet, tentoi të arratisej duke u hedhur nga dritarja e komisariatit.
Por me sa duket nuk i bëri mirë llogaritë dhe u dëmtua keq nga xhami. Gjendja e tij ishte serioze, aq sa u thirr ambulanca dhe më pas e transportuan me barrelë.