Ja çfarë thoshte Rama në janar 2009:
"Dhe vështirësitë, e një tradite të vjetër sherresh që për interesa të një grushti njerëzish, kanë mbajtur peng një popull të tërë, kapërcehen vetëm duke punuar."
https://www.youtube.com/watch?v=jkmDWs1qWtE
Dhe të shohim Erion Veliajn çfarë thotë 10 vjet më pas:"Kështu që, dy janë mundësi. Ose merremi me llafe, shpifje, me debate komplet shterpë, komplet pa dobi. Ose i mbajmë sytë e fokusuar te puna. Motoja e Bashkisë së Tiranës është: Më mirë fokus te puna, sepse puna flet më shumë se të gjithë ulërimat, shpifjet dhe sharjet."
https://www.youtube.com/watch?v=AtddHk6nwIo
Ja çfarë ftese kishte për qytetarët Edi Rama kur ishte kryetar bashkie:"Përpara, drejt së ardhmes, së bashku me të tjerë qytetarë, e qytetare dhe me një tjetër mbështetje të rëndësishme. Nga një bankë e rëndësishme e kryeqytetit, që i është bashkangjitur nismës sonë dhe unë përsëris sot apelin, jo vetëm për bankat, jo vetëm për sipërmarrësit e mëdhenj, por për të gjithë sipërmarrësit që të kontribuojnë për të mbjellë, qoftë edhe pemë, sepse kështu mbjellim të ardhmen e kryeqytetit tonë, në një moment historik për Tiranën."
https://www.youtube.com/watch?v=EsYKS8-mHNw
Dhe ja Veliaj, 10 vjet më pas çfarë ftese ka për qytetarët."Dua të ftoj të gjitha institucionet, kompanitë private, shkollat, kopshtet, çerdhet e institucionet publike që të përgatiten dhe të na thonë sa pemë do të mbillen deri më datën 21 mars. Dhe ne duam që data 21 mars të jetë një aksion mbarë qytetit. Një aksion që do të përfshijë çdo moshë, çdo familje për mbjelljen dhe gjelbërimin e Tiranës dhe kjo të jetë dita kur ne të thyejmë rekordin tonë, të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë. Ndaj sfida për cilëndo kompani, institucion, shkollë, universitet është të fillojë përgatitjet për datën 21 mars, që në ditën botërore të pyjeve, Tirana të ketë kontribut nga secili prej nesh, në atë që do të jetë pylli i Tiranës dhe të ketë mundësi të thotë: "Sa isha unë në Tiranë dhashë një kontribut, ja ku është pema ime, ja ku është gjelbërimi." Doni më video për të na besuar?/dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=LK0FqkSlHt8