Video/ Rama pas incidentit me vezët: Ja fjala që s’mbajta dot, në Kuvend!
Dritare.net
Rama thotë se: “Ishim sot në parlament për të diskutuar për studentët me opozitën. Një trim kotecesh u çua për në foltore kur flisja unë duke nxjerrë nga xhupi vezë në përpjekje për të më qëlluar mua. Kështu debati mbaroi duke u kthyer në një konflikt rruge. Opozita bllokoi debatin që e kërkoi vetë.” Rama shprehet se, i gjithë debati i tij në Parlament do të ishte për studentët dhe dialogu me ta. Kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar edhe kundërshtarët e tij politikë, Lulzim Basha edhe Monika Kryemadhin.
Ja fjala e Ramës në Kuvend!
"Ja dhe fjala që mbajta po nuk e ndava dot me ju.
Sot më shumë se kurrë, askush më kollaj se Lulëzimi, s’mund t’ua tregojë shqiptarëve pse zgjedhja e tyre e vetme është e do jetë kjo shumicë qeverisëse.
Ndërsa unë vet do vazhdoj dialogun e vështirë me studentët, pasi ata më shohin mua si zgjidhjen e vetme. Ky parlament s’ka nevojë për mua, ndërsa studentët po.
Mirëse u ktheve shëndoshë e mirë Luli, se megjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur merakun. Po shyqyr që studentët e kishin keq dhe me motrën opozitare, kështu që ata s’dinin kë të kapnin prej zhelesh përpara. Ju u fshehët nëpër turmë, e tani jeni të dy shëndoshë si molla.
Tregoju shqiptarëve sa i panevojshëm je për ta që përveç që mos të të votojnë po as mos të të kenë inat kot për gjëra që ti nuk i bën dot.
Doktoresha e Shkencave Kryemadhi do e shfrytëzojë çdo minutë për t’u ndriçuar rrugën e studentëve që s’e shohin dot me sy.
Kjo ishte fjala ime në Kuvend sot, por vëmendja ime është për të gjithë studentët, që refuzojnë këtë opozitë kotecësh.”,- thotë Rama./K.C/dritare.net