Video. Prishet qetësia e protestës/ Studentët përpasen me policinë tek kryeministria
E Enjte 13 Dhjetor 2018, 19:07
Dritare.net
Por, edhe pse prej 9 ditësh situate ka qenë e qetë, mbrëmjen e së enjtes është prishur qetësia pasi studentët janë përplasur para kryeministrisë me policinë.
Sipas “Panorama” Burime nga vendngjarja bënë me dije se, fillimisht përplasja ka lindur nga një zjarr që kanë ndezur studentet për tu bërë ballë temperaturave të ftohta. Fillimisht, policia nuk ka lejuar që aty të silleshin dru, që sipas studentëve, do shërbenin për ti vendosur në zjarr. Megjithatë, qëllimin e arritën protestuesit.
Ndërsa më tej, efektivë të policisë u kanë thënë protestuesve të shpërndahen pasi protesta është e paligjshme./ I.M-Dritare.net