Video/ Presidenti i Filipineve përdor metodat më të çuditshme për të sjellë rendin në vend
Dritare.net
Rodrigo Duterte i ka shpallur luftë trafikantëve të drogës, duke u dhënë dekorata qytetarëve që vrasin këta njerëz.
“Shumë persona kanë vdekur, gjatë fushatave kundër drogës”, ka shpjeguar ai, teksa ka shtuar se shumë tregtarë droge janë dorëzuar vetë, transmeton Telegrafi.
“Ai nuk është dashamir i gazetarëve”, shkruan në këtë video të shkurtër, ku tregohen pesë gjërat që duhet t’i dini për presidentin Duterte.
Madje, në inaugurimin e tij që është transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook, ai nuk ka ftuar asnjë gazetar.
I njohur si ‘Ndëshkuesi’, që e ka drejtuar qytetin Davao me shumë ashpërsi, është duke bërë përpjekje që ta kthejë në vend dënimin me vdekje. Madje, ai në fillim ka paralajmëruar secilin të mos ia shkatërrojë shtetin, se ndryshe do ta vrasë!