Video/ Pranga dy shqiptarëve, u kapën me 100 kg marihuanë
E Enjte 15 Shtator 2016, 10:10
Dritare.net
Bëhet fjalë për Paul Mandrescu, 26 vjeç, Roberto Laurian Alexa, 22 vjeç, dy rumunë dhe dy shqiptarët, Armand Rameta 25 vjeç dhe Merlin Myftaraj 27 vjeç. Mbi ta rëndon edhe një urdhër arresti lëshuar nga gjykatësi i Foggia dhe ndalim qëndrimi në Bari dhe Foggia pas një hetimi në vjedhjen e bakrit.
Banda rumuno-shqiptare ishte denoncuar në polici nga disa banorë të zonës, pasi kishin frikë se këta shtetas mbanin armë. Policia gjeti bimët narkotike dhe një pushkë me katër fishekë, e fshehur nën një panel druri.