Një lokal në qendër të Tiranës është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Bëhet fjalë për një objekt që ndodhet shumë pranë kullës së Sahatit në kryeqytet. Pas shpërthimit të flakëve policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Siç shihet edhe nga videot e dritare.net, tymi ka mbuluar gjithë zonën përreth, duke shkaktuar frikë te qytetarët./K.C/dritare.net