Video/ Pasi mori detyrën, Lleshi takim në Shkodër. Ja ç’po diskutohet!
E Martë 13 Nëntor 2018, 17:05
Dritare.net
Sandër Lleshi, zëvendësministri i Brendshëm, i sapovendosur në detyrë ka shkuar në Shkodër, për të zhvilluar një takim. Lleshi është takuar me drejtuesit më të lartë të policisë së Shkodrës. Pjesë e diskutimeve nga takimi në Shkodër do të jenë goditja e kriminalitetit, si edhe zbardhja e vrasjeve të bujshme, të ndodhura kohët e fundit në Shkodër. Ndërkohë, mësohet se, pjesë e diskutimeve është edhe ndërtimi i një Komisariati të ri në Shkodër./K.C/dritare.net