Video/ Pas përmbytjes, në Tiranë dalin gjarpërinjtë
E Mërkurë 9 Nëntor 2016, 13:01
Dritare.net
Pas shirave të rrëmbyeshëm e të dendur që bllokuan pothuajse gjithë Shqipërinë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur afër qendrës tregtare TEG, në Tiranë. Një qytetar ka dërguar në adresë të dritare.net një video ku duket një gjarpër që noton në ujë dhe më pas i afrohet qytetarëve të frikësuar.