Video/ Papa bekon një tigër, përjeton një moment frike
Dritare.net
Një moment i frikshëm i ka ndodhur Papa Françeskut teksa ai donte “të bekonte” një tigër.
Ngjarja ndodhi dje kur Papa priti në Vatikan një grup cirku.
Pasi klounët, muzikantët dhe gjithë grupi pjesëmarrës i cirkut përshëndetën Atin e Shenjtë, ata i sollën përballë një tigër të rritur, pjesë e kafshëve të cirkut. Për të shmangur të papriturat ata kishin marrë masat duke e ushqyer ndërkohë tigrin me qumësht.
Papa fillimisht dukej i qetë, teksa i afrohej kafshës së stërvitur për ta “bekuar” dhe përkëdhelur. Tigri është trembur një moment, një veprim instiktiv ky, kur Papa i është afruar. Papa qeshi dhe menjëherë lëvizi dorën. Pavarësisht frikës Ati i Shenjtë e përkëdheli kafshën dhe falënderoi punonjësit e cirkut për shfaqjen që dhanë.