Video/ Pamje të rënda, momenti kur vëllai i drejtorit të OSHEE mëson për vrasjen
E Enjte 25 Maj 2017, 09:09
Dritare.net
Këto janë pamjet kur vëllai i drejtorit të OSHEE të Vlorës ka marrë vesh lajmin se Rolandi nuk jeton më. Ai rend dhe përplaset me efektivët e policisë duke u bërtitur, “Kush ishte?”, “Kush e vrau?”. Me duart në kokë, vëllai dhe kunati bërtasin në skenën e krimit. Roland Saliu u vra dje pasdite teksa konsumonte një kafe tek bari i Hotel Vlora, tek zona e Sheshit të Flamurit. Saliu mbeti viktimë e një atentati me shënjestër pronarin e Hotel Vlora, Ervin Hyseni njëherazi dhe pronar i një televizioni lokal “Vlora Channel”.