Video/ Pamje të rënda, ja si ky maqedonas i mori jetën 4 vjeçarit, Almir Aliu!
E Hënë 4 Korrik 2016, 12:12
Dritare.net
Mediat në Kosovë publikuan pamjet filmike të momentit kur një maqedonas vrau 4 vjeçarin shqiptar Almir Aliu, në Kumanovë, pas një debati që kishte patur me babain e tij. Maqedonasi godet me makinë tre pjesëtarët e familjes Aliu, duke plagosur rëndë nënën dhe Almirin. Pamjet e kësaj ngjarje të rëndë janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Shqiptarët në Maqedoni thonë se ky veprim ka prapavijë etnike.