Video/ Nuk dua të shkoj në shkollë, më vjen turp se jam i varfër

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e së martës një rast të familjes Shuma në Kashar, ku varfëria ka pllakosur në dyert e tyre.

“Pa ngrënë dhe pa pirë edhe më shanin shokët, zhuls”, këto janë fjalët e njërit prej  fëmijëve të familjes Shima.

Kryefamiljari Ismail Shima është vetëm 39 vjeç, ai jeton në Kashar me bashkëshorten Flutura, e cila është e sëmurë dhe 3 djemtë. Gëzimi 13 vjeç, Arbeni 11 vjeç dhe Ergysi 8 vjeç.

E vetmja e ardhur e tyre janë mbledhja e kanaçeve.

Mes dëshirës për t’u arsimuar dhe skamjes në të cilën jetojnë, për djemtë shkolla është kthyer në një ferr. Sepse sipas tyre të gjithë i përbuzin.

LEXO DHE :  OSHEE punime në Tiranë. Kujdes, ja zonat ku s’do ketë drita nesër!

“Në shkollë nuk kemi asnjë shok, sepse nuk na duan dhe nuk na afrojnë fare. Më kanë shtyrë disa herë dhe unë i kam thënë mos më ngacmoni se jam gjynah. Kurse mësuesja prapë ma ka shkulur mua veshin, e më rreh mua. Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata. Unë kam qejf të ulem me shokë, kurse ata nuk pranojnë. Prandaj nuk duam të shkojmë në shkollë. Kemi turp.”, thotë njëri prej fëmijëve/ Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.