Video/ Një orë para seancës dhe protestës. Policia blindon Kuvendin
E Martë 26 Shkurt 2019, 16:04
Dritare.net
Në orën 17:00 është parashikuar që të mbahet seanca e radhës e kuvendit. Në po të njëjtën orë, edhe opozita ka lajmëruar se do të mbajë një protestë para kuvendit.
Policia tanimë ka marrë masat e rrepta në hyrje të kuvendit, ku janë stacionuar forcat speciale.
Seanca plenare do të zhvillohet nën masa të mëdha të sigurisë.
Opozita ka paralajmëruar se sa herë të ketë seancë do të ketë edhe protestë para kuvendit./I.M-Dritare.net